Albanian Bible

Mateu 20

Mateu

Return to Index

Chapter 21

1


 

   Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritėn nė Betfage, afėr malit tė Ullinjve, Jezusi dėrgoi dy dishepuj,  

 

 


2


 

   duke u thėnė atyre: ``Shkoni nė fshatin qė ndodhet pėrballė jush; aty do tė gjeni menjėherė njė gomare tė lidhur dhe njė pulishtė me tė; zgjidhini dhe m`i sillni!  

 

 


3


 

   Dhe nėse dikush ju thotė gjė, i thoni se Zoti ka nevojė pėr to, por do t`i kthejė shpejt``.  

 

 


4


 

   Tani kjo ndodhi pėr tė pėrmbushur ē`ishtė thėnė nga profeti, qė thotė:  

 

 


5


 

   ``I thoni bijės sė Sionit: Ja po tė vjen mbreti yt, zemėrbutė, hipur mbi njė gomare, madje njė pulishtė, pjellė e njė kafshe barrė``.  

 

 


6


 

   Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhėruar Jezusi.  

 

 


7


 

   Sollėn gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.  

 

 


8


 

   Dhe njė turmė shumė e madhe shtronte mantelet e veta gjatė rrugės, ndėrsa tė tjerė thyenin degė nga pemėt dhe i shtronin mbi rrugė.  

 

 


9


 

   Turmat qė vinin pėrpara dhe ato qė e ndiqnin brohoritnin, duke thėnė: ``Hosana Birit tė Davidit! Bekuar qoftė ai qė vjen nė emėr tė Zotit! Hosana nė vendet shumė tė larta!``.  

 

 


10


 

   Dhe kur hyri Jezusi nė Jeruzalem, gjithė qyteti u ngrit nė kėmbė dhe tha: ``Kush ėshtė ky?``.  

 

 


11


 

   Dhe turmat thonin: ``Ky ėshtė Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesė.  

 

 


12


 

   Pastaj Jezusi hyri nė tempullin e Perėndisė, i dėboi tė gjithė ata qė shisnin dhe blinin nė tempull dhe pėrmbysi tryezat e kėmbyesve tė parave dhe ndenjėset e shitėsve tė pėllumbave.  

 

 


13


 

   Dhe u tha atyre: ``Éshtė shkruar: "Shtėpia ime do tė quhet shtėpi lutje", por ju e keni kthyer nė njė shpellė kusarėsh``.  

 

 


14


 

   Atėherė iu paraqitėn tė verbėr dhe tė ēalė, dhe ai i shėroi.  

 

 


15


 

   Por krerėt e priftėrinjve dhe skribėt, kur panė mrekullitė qė ai kishte bėrė dhe fėmijėt qė brohoritnin nė tempull duke thėnė: ``Hosana Birit tė Davidit!``, u zemėruan,  

 

 


16


 

   dhe i thanė: ``A po dėgjon ti ēfarė thonė kėta?``. Jezusi u tha atyre: ``Po! A nuk keni lexuar kurrė: "Nga goja e tė vegjėlve dhe tė foshnjave nė gji ti ke pėrgatitur lavdi"?``.  

 

 


17


 

   Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti pėr nė Betani, dhe atje kaloi natėn.  

 

 


18


 

   Nė mėngjes, kur po kthehej nė qytet e mori uria.  

 

 


19


 

   Dhe gjatė rrugės pa njė fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjė pėrveē gjetheve; dhe i tha: ``Mos u lidhtė mė kurrė fryt prej teje pėrjetė!``. Dhe fiku u tha menjėherė.  

 

 


20


 

   Kur e panė kėtė, dishepujt u ēuditėn dhe thanė: ``Qysh u tha fiku nė ēast?``.  

 

 


21


 

   Dhe Jezusi duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė ju them qė, po tė keni besim dhe tė mos dyshoni, do tė bėni jo vetėm atė qė unė i bėra fikut, por, edhe sikur t`i thoni kėtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu nė det", kjo do tė ndodhė.  

 

 


22


 

   Dhe gjithēka tė kėrkoni nė lutje, duke patur besim, do tė merrni``.  

 

 


23


 

   Kur hyri nė tempull, krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė e popullit iu afruan, ndėrsa i mėsonte, dhe i thanė: ``Me ē`pushtet i bėn ti kėto gjėra? Dhe kush ta ka dhėnė kėtė pushtet?``.  

 

 


24


 

   Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Edhe unė do t`ju bėj njė pyetje, dhe nė qoftė se ju do tė mė pėrgjigjeshit, unė gjithashtu do t`ju them me ē`pushtet i kryej kėto gjėra.  

 

 


25


 

   Pagėzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerėzit?``. Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thėnė: ``Po t`i themi nga qielli, do tė na thotė: "Pėrse atėhėrė nuk i besuat?".  

 

 


26


 

   Nė qoftė se i themi nga njerėzit, kemi frikė nga turma, sepse tė gjithė e konsiderojnė Gjonin profet``.  

 

 


27


 

   Dhe iu pėrgjigjėn Jezusit duke thėnė: ``Nuk e dimė``. Atėhėrė ai u tha atyre: ``As unė nuk do t`ju them me ē`pushtet i bėj kėto gjėra".  

 

 


28


 

   ``Ē`mendoni? Njė njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar tė parit tha: "Bir, shko sot tė punosh nė vreshtin tim";  

 

 


29


 

   por ai u pėrgjigj dhe tha: "Nuk dua"; por mė vonė, i penduar, shkoi.  

 

 


30


 

   Pastaj iu kthye tė dytit dhe i tha tė njėjtėn gjė. Dhe ai u pėrgjigj dhe tha: "Po, imzot, do ta bėj", por nuk shkoi.  

 

 


31


 

   Cili nga tė dy e kreu vullnetin e tė atit?``. Ata i thanė: ``I pari``. Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė ju them se tagrambledhėsit dhe prostitutat hyjnė para jush nė mbretėrinė e qiejve.  

 

 


32


 

   Sepse Gjoni erdhi tek ju nė rrugėn e drejtėsisė, dhe iu nuk i besuat, ndėrsa tagrambledhėsit dhe prostitutat i besuan; as mbasi i keni parė kėto gjėra, nuk u penduat pėr t`i besuar``.  

 

 


33


 

   ``Dėgjoni njė shėmbėlltyrė tjetėr: Ishte njė pronar shtėpie, i cili mbolli njė vresht, e rrethoi me gardh, gėrmoi njė vend ku tė shtrydhte rrushin, ndėrtoi njė kullė dhe, mbasi ua besoi disa vreshtarėve, u nis nė njė vend tė huaj.  

 

 


34


 

   Dhe kur erdhi koha e tė vjelave, ai dėrgoi shėrbėtorėt e vet te vreshtarėt, pėr tė marrė frutat e tij,  

 

 


35


 

   por vreshtarėt i kapėn shėrbėtorėt e tij, njėrin e rrahėn, njė tjetėr e vranė dhe njė tjetėr e vranė me gurė.  

 

 


36


 

   Pėrsėri, ai dėrgoi shėrbėtorė tė tjerė, mė shumė se tė parėt, dhe kėta vreshtarėt i trajtuan nė tė njėjtėn mėnyrė.  

 

 


37


 

   Mė nė fund ai i dėrgoi atyre birin e vet duke thėnė: "Pėr djalin tim do tė kenė respekt!".  

 

 


38


 

   Por vreshtarėt, kur e panė tė birin, i thanė njeri tjetrit: "Ky ėshtė trashėgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronė trashėgiminė e tij".  

 

 


39


 

   Dhe e kapėn, e nxorėn jashtė nga vreshti dhe e vranė.  

 

 


40


 

   Tani, kur tė vijė i zoti i vreshtit, ēfarė do t`u bėjė kėtyre vreshtarėve?``.  

 

 


41


 

   Ata i thanė: ``Ai do t`i vrasė keqas ata faqezinj dhe do t`ua besojė vreshtin vreshtarėve tė tjerė, tė cilėt do t`i japin prodhimet nė kohėn e vet``.  

 

 


42


 

   Jezusi u tha atyre: ``A nuk keni lexuar kurrė nė Shkrimet: "Guri, qė ndėrtuesit e nxorėn tė papėrdorshėm, u bė guri i qoshes. Kjo ėshtė vepėr e Zotit, dhe ėshtė e mrekullueshme nė sytė tonė"?  

 

 


43


 

   Prandaj unė po ju them se juve do t`ju hiqet mbretėria e Perėndisė dhe do t`i jepet njė kombi qė do ta bėjė tė japė fryt.  

 

 


44


 

   Dhe ai qė do tė bjerė mbi kėtė gur do tė bėhet copėcopė; dhe ai mbi tė cilin do tė bjerė ai do tė jetė i thėrrmuar``.  

 

 


45


 

   Dhe krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė, kur i dėgjuan shėmbėlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste pėr ta.  

 

 


46


 

   Dhe kėrkonin ta kapnin, por kishin frikė nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.  

 

 


Mateu 22

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: