Albanian Bible

Psalmet 97

Psalmet

Return to Index

Chapter 98

1


 

   Kėndojini Zotit njė himn tė ri sepse ka bėrė mrekulli; dora e tij e djathtė dhe krahu i tij i shenjtė i kanė siguruar shpėtimin.  

 

 


2


 

   Zoti ka bėrė tė njohur shpėtimin e tij dhe ka shprehur drejtėsinė e tij pėrpara kombeve.  

 

 


3


 

   Ai ka mbajtur mend mirėsinė e tij dhe besnikėrinė e tij pėr shtėpinė e Izraelit; tė tėra skajet e tokės kanė parė shpėtimin e Perėndisė tonė.  

 

 


4


 

   Dėrgojini britma gėzimi Zotit, o banorė tė tė gjithė tokės, shpėrtheni nė kėngė gėzimi, ngazėlloni dhe kėndoni lavde.  

 

 


5


 

   Kėndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zėrin e kėngės.  

 

 


6


 

   Dėrgoni britma gėzimi me boritė dhe me zėrin e bririt pėrpara Zotit, Mbretit.  

 

 


7


 

   Le tė zhurmojė deti dhe gjithēka ndodhet nė tė, bota dhe banorėt e saj.  

 

 


8


 

   Lumenjtė le tė rrahin duart dhe malet le tė ngazėllohen tok nga gėzimi pėrpara Zotit,  

 

 


9


 

   sepse ai vjen tė gjykojė tokėn; ai do tė gjykojė botėn me drejtėsi dhe popujt me paanėsi.  

 

 


Psalmet 99

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: