Albanian Bible

Jobi 39

Jobi

Return to Index

Chapter 40

1


 

   Zoti vazhdoi t`i pėrgjigjet Jobit dhe tha:  

 

 


2


 

   "Ai qė kundėrshton tė Plotfuqishmin, a dėshiron vallė ta korrigjojė? Ai qė qorton Perėndinė, t`i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje".  

 

 


3


 

   Atėherė Jobi iu pėrgjigj Zotit dhe i tha:  

 

 


4


 

   "Ja, jam shpirtvogėl, ēfarė mund tė tė pėrgjigjem? E vė dorėn mbi gojėn time.  

 

 


5


 

   Kam folur njė herė, por nuk do tė flas mė; po, dy herė, por nuk do tė shtoj asgjė".  

 

 


6


 

   Atėherė Zoti iu pėrgjigj Jobit nė mes tė furtunės dhe i tha:  

 

 


7


 

   "Ēohu, ngjishe brezin si njė trim; unė do tė tė pyes dhe ti do tė mė pėrgjigjesh.  

 

 


8


 

   A dėshiron pikėrisht tė anulosh gjykimin tim, tė mė dėnosh mua pėr tė justifikuar vetveten?  

 

 


9


 

   A ke ti njė krah si ai i Perėndisė dhe a mund tė tė gjėmojė zėri sa zėri i tij?  

 

 


10


 

   Stolisu, pra, me madhėshti dhe madhėri, vishu me lavdi dhe me shkėlqim.  

 

 


11


 

   Jepu rrugė tėrbimeve tė zemėrimit tėnd; shiko tėrė mendjemėdhenjtė dhe uli,  

 

 


12


 

   shiko tėrė kryelartėt dhe poshtėroji, dhe shtypi njerėzit e kėqij kudo qė tė ndodhen.  

 

 


13


 

   Varrosi tė tėrė nė pluhur, mbylli nė vende tė fshehta.  

 

 


14


 

   Atėherė edhe unė do tė lėvdoj, sepse dora jote e djathtė tė ka siguruar fitore.  

 

 


15


 

   Shiko behemothin qė e kam bėrė njėlloj si ti; ai ha barin si kau.  

 

 


16


 

   Ja, forca e tij qėndron nė ijet dhe fuqia e tij nė muskujt e barkut tė tij.  

 

 


17


 

   E lėkund bishtin e tij si njė kedėr; nervat e kofshėve tė tij janė tė thurura mirė.  

 

 


18


 

   Kockat e tij janė si tuba prej bronzi; kockat e tij janė si shufra hekuri.  

 

 


19


 

   Ai ėshtė e para nga veprat e Perėndisė; vetėm ai qė e bėri mund t`i afrohet atij me shpatėn e tij.  

 

 


20


 

   Ndonėse malet prodhojnė ushqim pėr tė, dhe aty tėrė kafshėt e fushave dėfrehen,  

 

 


21


 

   ai shtrihet nėn bimėt e lotusit, nė vende tė fshehura nė kallamishte dhe nė moēale.  

 

 


22


 

   Bimėt e lotusit e mbulojnė me hijen e tyre, shelgjet e pėrroit e rrethojnė.  

 

 


23


 

   Lumi mund tė dalė nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikė; ėshtė i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani tė sulej kundėr gojės sė tij.  

 

 


24


 

   Kush, pra, mund ta zėrė nga sytė apo t`i shpojė flegrat e hundės me gremēa?  

 

 


Jobi 41

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: