Albanian Bible

Numrat 33

Numrat

Return to Index

Chapter 34

1


 

   Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:  

 

 


2


 

   "Urdhėro bijtė e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do tė hyni nė vendin e Kanaanit, ky ėshtė vendi qė ju takon si trashėgimi, vendi i Kanaanit me kėta kufij tė veēantė:  

 

 


3


 

   Kufiri juaj jugor do tė fillojė nė shkretėtirėn e Tsinit, gjatė kufirit tė Edomit; kėshtu kufiri juaj do tė shtrihet nga skaji i Detit tė Kripur nė drejtim tė lindjes;  

 

 


4


 

   kufiri juaj do tė shkojė pastaj nga e pėrpjeta e Akrabimit, do tė kalojė nėpėr Tsin dhe do tė shtrihet nė jug tė Kadesh-Barneas; do tė vazhdojė pastaj nė drejtim tė Hatsar-Adarit dhe do tė kalojė nėpėr Atsmoni.  

 

 


5


 

   Nga Atsmoni kufiri do tė kthejė deri nė pėrroin e Egjiptit dhe do tė pėrfundojė nė det.  

 

 


6


 

   Kufiri juaj nė perėndim do tė jetė Deti i Madh; ky do tė jetė kufiri juaj perėndimor.  

 

 


7


 

   Ky do tė jetė kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do tė caktoni kufirin tuaj deri nė malin Hor;  

 

 


8


 

   nga mali Hor do tė caktoni kufirin tuaj deri nė hyrje tė Hamathit, dhe skaji i kufirit do tė jetė nė Tsedad;  

 

 


9


 

   kufiri do tė vazhdojė pastaj deri nė Zifron dhe do tė mbarojė nė Hatsar-Enan; ky do tė jetė kufiri juaj verior.  

 

 


10


 

   Do ta vijėzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri nė Shefam;  

 

 


11


 

   kufiri do tė zbresė nga Shefami nė drejtim tė Riblahut, nė lindje tė Ainit; pastaj kufiri do tė zbresė dhe do tė shtrihet deri sa tė arrijė bregun lindor tė detit tė Kinerethit;  

 

 


12


 

   pastaj kufiri do tė zbresė nė drejtim tė Jordanit, pėr tė arritur deri nė Detin e Kripur. Ky do tė jetė vendi juaj me kufijtė e tij rreth e qark".  

 

 


13


 

   Kėshtu Moisiu u njoftoi kėtė urdhėr bijve tė Izraelit dhe u tha atyre: "Ky ėshtė vendi qė do tė merrni si trashėgimi duke hedhur short, dhe qė Zoti ka urdhėruar t`u jepet nėntė fiseve e gjysmė,  

 

 


14


 

   sepse fisi i bijve tė Rubenit, nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre, dhe fisi i bijve tė Gadit, nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre, dhe gjysma e fisit tė Manasit e kanė marrė trashėgiminė e tyre.  

 

 


15


 

   Kėto dy fise e gjysmė e kanė marrė trashėgiminė e tyre nė lindje tė Jordanit, mbi bregun pėrballė Jerikos, nė drejtim tė lindjes".  

 

 


16


 

   Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:  

 

 


17


 

   "Kėta janė emrat e burrave qė do tė kryejnė ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.  

 

 


18


 

   Do tė merrni edhe njė prijės nga ēdo fis, pėr tė bėrė ndarjen e vendit.  

 

 


19


 

   Kėta janė emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judės;  

 

 


20


 

   Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve tė Simeonit;  

 

 


21


 

   Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;  

 

 


22


 

   prijėsi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve tė Danit;  

 

 


23


 

   prijėsi Haniel, bir i Efodit, pėr bijtė e Jozefit, nga fisi i bijve tė Manasit;  

 

 


24


 

   prijėsi Kemuel, bir i Shiftanit, pėr fisin e bijve tė Efraimit;  

 

 


25


 

   prijėsi Elitsafan, bir i Parnakut, pėr fisin e bijve tė Zabulonit;  

 

 


26


 

   prijėsi Paltiel, bir i Azanit, pėr fisin e bijve tė Isakarit;  

 

 


27


 

   prijėsi Ahihud, bir i Shelomit, pėr fisin e bijve tė Asherit;  

 

 


28


 

   dhe prijėsi Pedahel, bir i Amihudit, pėr fisin e bijve tė Neftalit".  

 

 


29


 

   Kėta janė burrat tė cilėt Zoti i urdhėroi t`u jepnin trashėgiminė bijve tė Izraelit nė vendin e Kananit.  

 

 


Numrat 35

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: